Si Funksionon?

Formula jonë magjike!

Porosia e një taksie nëpërmjet aplikacionit VrapOn është lehtësisht e aksesueshme:

1. Zgjidhni destinacionin tuaj të preferuar & vendndodhjen tuaj;

2. Bëni kërkesën për taksi dhe brenda pak sekondash do t’ju shfaqet vlera e udhëtimit;

3. Ndiqni në kohë reale taksinë që afrohet pranë vendndodhjes tuaj dhe komunikoni me shoferin (në rast se do të jetë e nevojshme);

4. SHIJONI UDHËTIMIN TUAJ!

si funksionon vrapon taxi app
taksi tirana taxi tirana vrapon taxi albania

Pyetje të shpeshta

PËR UDHËTARËT

Përdorimi i aplikacionit VrapOn është FALAS. Ju do të pguani vetëm vlerën e udhëtimit me taksi.

Koha jote është shumë e vlefshme dhe adresat e tua të preferuara do të ndihmojnë në përdorimin e aplikacionit në një kohë shumë të shpejt duke shmangur kërkimimin e vazhdueshëm të adresës tënde. Në momentin që zgjedh adresën tënde për herë të parë, ti mund të shtypësh shenjën e zemrës në krah të djathtë të adresës. Menjeherë kjo adresë do të shtohet në adresat e tua të preferuara.

Po. Ju mund të zgjidhni adresën e nisjes dhe adresën ku do të mbërrini. Në të djathtë zgjidhni gjithashtu orën dhe datën që kërkoni për sherbimin e taksisë. Taksisti që do të jetë i dosponueshëm do të pranojë kërkesën tuaj. Udhëtim të mbarë!

Po. Mjafton të vendosni adresën e personit tjetër dhe destinacionin ku do të shkojë. Taksisti do të shkojë në adresën që ju keni vendosur.

Në rast se keni probleme me shoferin në lidhje me pagesën apo shoferi ju ka kërkuar një tarifë shumë të lartë lutem të kontaktoni menjerë me stafin e suportit të VrapOn në adresën [email protected] dhe ne do të kontaktojmë në kohën më të shpejt me ju për zgjidhjen e problemit.

Mos u shqetëso. Hyr në aplikacionin VrapOn. Zgjidh “historikun e udhëtimeve të mia”. Zgjidh udhëtimin tënd të fundit dhe komuniko direkt me shoferin e taksisë.

Në rast se keni harruar diçka në taksi para 48 orësh, dërgoni nje e-mail në adresën tonë [email protected] dhe ne menjëherë do të gjejmë taksistin tuaj dhe do të njoftojmë në kohën më të shpejt që të bëni tërheqjen.

Në rast se keni një pakënaqësi me shoferin e taksisë, ju kërkojmë SHUMË NDJESË për këtë. Pas përfundimit të udhëtimit tuaj ju mund të bëni vlerësimin për shoferin e taksisë në aplikacion. Gjithashtu ju mund të kontaktoni edhe në adresën tonë [email protected] dhe ne do t’ju kontaktojmë në kohën më të shpejt për të zgjidhur problemin tuaj.

Pagesën e udhëtimit do ta kryeni në përfundim të udhëtimit pranë shoferit të taksisë.

Pyetje të shpeshta

PËR SHOFERËT

Asnjëherë nuk duhet të përfshini çështjet tuaja personale, komentet negative apo ankesat tuaja tek klientët. Kjo gjë, do ta vendos klientin në një pozicion shumë të vështirë dhe do të ketë ndikim në vlerësimin që klienti do të bëjë për ju në përfundim të udhëtimit dhe do të ul besueshmërinë tuaj përballë atij.

Makina juaj duhet të jetë e pastër dhe veshja juaj duhet të jetë profesionale. Duhet të jeni i përpiktë në kthimin e kusurit në përfundim të udhëtimit. Fjalët FALEMINDERIT dhe JU LUTEM do t’ju vlerësojnë me 5 yje J

Siç je në dijeni, përdorimi i duhanit nuk lejohet brenda në taksi. Megjithëse konsumi i duhanit mund të kryhet jashtë taksisë, tymi i tij mund të depërtoj brenda. Përdorimi i aromatikëve të makinës do të ndihmoj në imazhin tuaj profesional dhe do të ndikojë në vlerësimin që do të bëjë klienti ndaj jush.

Sapo të keni mbërritur në destinacion dhe klienti të ketë hyrë brenda në taksi, mund t’i tregoni emrin e klientit nëpërmjet aplikacionit duke konfirmuar nëse është i njëjti person. Një mënyrë tjetër për identifikuar klientin është duke e pyetur atë nëse targa e taksisë që klientit i është shfaqur në aplikacion është e njëjtë me targën tuaj.

Jo. Ju mund të pranoni kërkesën e rradhës vetëm pasi të keni përfunduar udhëtimin ekzistues.

Të vetmen gjë që duhet të bësh është të shkarkosh aplikacionin VrapOn në celular. Vendosni të dhënat tuaja dhe numrin tuaj të celularit. Filloni Punën J

Ti do të paguhesh nga klienti në fund të udhëtimit.

Shkarkimi dhe regjistrimi në aplikacionin VrapOn është falas. Ti paguan XX% të vlerës së çdo udhëtimi që ti bën nëpërmjet aplikacionit VrapOn. Në këtë shumë përfshihet TVSH. Çdo fund muaj, ju do të pajiseni me faturën tatimore.