Merr Taksi Tani

Nese ju duhet nje taksi tani? Merr taksi duke shkarkuar ketu aplikacionin VrapOn Taxi.

Kjo ishte per te gjithe ata qe kane ardhur te ky artikull dhe nuk kane kohe per ta lexuar por ju duhet nje taksi tani :). Me poshte po ju tregojme disa element kryesor qe duhet te dini per tregun e taksive ne Tirane, Shqiperi.

Merr Taksi VrapOn Taxi Albania Customer Requesting a Ride
Merr Taksi VrapOn Taxi Albania Customer Requesting a Ride

1. Taksi Zyrtare

Taksite zyrtare jane te licensuara dhe te rregulluara nga shteti shqiptar. Ato mund te identifikohen lehtesisht:

  • Kane targa te verdha dhe provizorisht ndonjehere targa te bardha. Targat me ngjyre te bardhe lejohen vetem provizorisht deri sa te aprovohen targat e verdha.
  • Gjithashtu kane tabele ku shkruhet taksi dhe ngjyra me e zakonshme eshte e verdhe, jeshile por disa raste e bardhe dhe blu. Duhet te keni kujdes kur fjala “Taksi” nuk eshte shkruar ne pjesen e jashtme ose siper makines. Ne keto raste keni te beni me taksi informale.
  • Keto taksi jane te pajisura me taksimeter ku llogaritet automatikisht cmimi qe duhet te paguaj klienti.

Taksite zyrtare apo te licensuara, kane kontrolle teknike me te rrepta dhe te pakten 2 here ne vit. Duhet te dini se ne rast te nje aksidenti ju dhe bagazhet tuaja jeni ligjerisht te siguruar. Organet ligjezbatuese lejojne qe te drejtojne nje taksi ata qe kane edhe nje deshmi penaliteti te paster.

2. Taksite Informale

Taksite informale jane te palicencuara dhe shpesh te parregulluara. Keto njihen ndryshe edhe si taksi qe punojne ne te zeze. Keto lloj taksish ligjerisht nuk jane te lejuara dhe ju bejne nje konkurrence te pandershme te tjerave. Ata nuk kane taksimeter. Opinioni i pergjithshem eshte qe ato ofrojne cmime me te ulta nga taksite zyrtare. Megjithate kjo ne shume raste nuk eshte e vertet por me shume nje hamendesim. Nese mendoni pasigurine qe ofrojne nga pikepamja teknike e automjetit apo te verifikimit te drejtuesit te saj, nuk do t’i zgjidhnit ne asnje rast. Taksite informale mund t’i dalloni nga targat e bardha dhe ngjyra e taksise qe nuk eshte e verdhe apo jeshile. Mbishkrimin “Taksi” e kane te shkruar ne ndonje leter.

3. Merr Taksi?

Ne Tirane numri i taksive eshte shtuar ndjeshem por jo gjithmone eshte e lehte te rezervosh nje taksi. Po permendim ketu disa nga arsyet qe ti nuk merr dot nje taxi:

  • Mot me shi apo ere.
  • Ndodhesh ne nje zone ku nuk ka stacione taksi prane
  • Oraret e fluksit. Eshte shume e veshtire qe te gjesh nje taxi te lire ne oraret e fluksit. Pavaresisht se mendon qe ke nje stacion taksish aty prane, po te shkosh me siguri nuk do te gjesh nje taksi ne keto orare.
  • Bagazhet. Ndoshta ne udhetimin tend ke bagazhe apo karroca femijesh gje qe e ben te veshtire shkuarjen deri te stacioni i taksive.
  • Vonesa ne Pritjen per nje taksi. Rasti me i shpesht eshte kur telefonon sherbimin e klientit te nje kompania telefonike. Operatori ju siguron qe nje taksi po vjen te ju por koordinimi me te eshte i pamundur. Nuk e di se kur me saktesi ka ardhur taksia apo edhe sa do qe te vij te ju. Ne shume raste, taksine e rezervuar nga nje klient e ka marre dikush tjeter pasi ka ngaterresa nga taksistet.
  • Nuk e dini cmimin paraprakisht. Nese nuk e dini paraprakisht se sa do ju kushtoj udhetimi juaj, me siguri do ta shmangni udhetimin me taksi. Kjo edhe ne rastet kur cmimi nuk eshte realisht nje problem per ty por pasiguria te ben qe mos te zgjedhesh nje taksi.
  • Nuk e njeh qytetin. Nese nuk e njeh qytetin koordinimi me stacionet e taksive, njohja me tarifat e tyre dhe shpjegimi i destinacionit tuaj, kthehet ne nje energji te harxhuar ne nje drejtim pa vlere.

4. Merr Taksi App

Atehere, cfare prisni? Shkarko tani aplikacionin mobile VrapOn Taxi Albania. Perjeto lehetesine e marrjes se nje taksie me cmim ekonomik qe e shikon paraprakisht. Vendodhja e taksis tende eshte e dukshme ne harte dhe kur te jete prane mund te dilni per te filluar udhetimin tuaj. Aplikacioni eshte per telefonat iOS dhe Android.

vrapon appstore

vrapon playstore

5. Kompanite e taksive ne Tirane

Me poshte po ju listojme faqet e internetit ku mund te kontaktoni disa nga kompanite me te mira te taksive ne Tirane: