Kushtet dhe Mënyrat e Përdorimit

APLIKACIONI “VrapOn”

Nëse pranoni të përdorni aplikacionin “VrapOn”, atëherë ju pranoni se keni lexuar këto Kushte, Afate dhe Mënyrën e Përdorimit dhe keni rënë dakord me to paraprakisht.

Në rast se nuk jeni dakord me to, ju lutemi të mos vijoni më tej me aksesimin e shërbimit.

Ju lutemi, të lexoni me kujdes Kushtet, Afatet dhe Mënyrën e Përdorimit të Aplikacionit “VrapOn” përpara përdorimit të tij dhe përpara se të konfirmoni përdorimin e tij.

Upfront Albania Shpk, me seli në Tiranë, me seli në adresën: “Sheshi Jozef San Martin 3, Tiranë 1060”, me emrin tregtar VrapOn (në vijim referuar si “VrapOn”), rezervon të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në lidhje me aplikacionin. Çdo përdorim i paautorizuar i aplikacionit nga të tretët, përbën shkelje të legjislacionit shqiptar në fushën e pronësisë intelektuale dhe është i ndëshkueshëm nga ligji.

Me qëllim mundësimin e aksesit në internet, kontaktit nëpërmjet mjeteve elektronike për përdorimin e këtij aplikacioni do të jenë ofruesit e internetit në pajisjen Smart ku përdoret aplikacioni “VrapOn” (në vijim referuar si “ISP”), ofruesit e rrjeteve dhe shërbimeve celulare të komunikimit publik elektronik në përputhje me Autorizimet përkatëse të lëshuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ne vijim referuar si “AKEP”), që mundëson aksesin në internet me qëllim përdorimin e këtij aplikacioni.

Nëse do të jeni përdorues të këtij aplikacioni, atëhere ju keni lexuar dhe pranuar këto Kushte, Afate dhe Mënyrën e Përdorimit dhe keni rënë dakord me to paraprakisht përpara përdorimit. Gjithashtu, ju keni rënë dakord dhe me dërgimin e të dhënave të aplikacionit (Username & Passëord) nga VrapOn dhe keni pranuar marrjen e mesazheve nga VrapOn në aparatin tuaj celular dhe ose tablet të lidhur me një kartë Sim, si dhe çdo mesazh tjetër që mund të dërgojë VrapOn në lidhje me përdorimin dhe mirëfunksionin e aplikacionit VrapOn.Up

Aplikacioni

Aplikacioni “VrapOn”, është një shërbim që ofrohet nga VrapOn, sipas roleve të specifikuara më lart. Ky aplikacion është i disponueshëm për telefonat smartphone, tabletet dhe/ose forma të reja teknologjike që përdorin sistemet e operimit IOS dhe Android, dhe i jep mundësinë çdo Përdoruesi që ka përfituar këtë shërbim në format e ofruara nga VrapOn, të aksesojë përmbajtjen e tij nëpërmjet këtij aplikacioni.

Aksesi në shërbimin e ofruar nëpërmjet këtij aplikacioni, varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga aksesi me shpejtësi të mjaftueshme në internet Në lidhje me shpejtësinë e internetit, ju mund të komunikoni direkt me ofruesin tuaj të internetit (ISP).

Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play/App Store nga të gjithë përdoruesit e shërbimeve telefonike të lëvizshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Informacion më të hollësishëm dhe të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e internetit: www.vrapon.al

Tarifat

Shkarkimi dhe përdorimi i aplikacionit VrapOn është falas. Klienti do të paguajë vetëm udhëtimin që do të kryejë me mjetin taksi. Klienti mund të kryejë pagesën me para në dorë në përfundim të udhëtimit.

Aplikacioni në momentin e porositjes së një mjeti taksi nga ana e përdoruesit do të shfaq një çmim të përafërt të udhëtimit bazuar në tarifat e miratuara nga ana e Këshillit Bashkiak Tiranë nëpërmjet Vendimit nr.14 datë 28.02.2013 “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.3, datë 30.03.2009 “Mbi caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin taksi të qytetit të Tiranës”.” Çmimi i përafërt që do të shfaqet  në aplikacionin VrapOn bazuar në legjislacionin e sipërpërmenduar është çmim që përfshinë edhe TVSH.

VrapOn nuk mban përgjegjësi për mosmarrëveshje që mund të ketë ndërmjet drejtuesit të mjetit taksi dhe klientit në lidhje me çmimin që do të paguhet në përfundim të udhëtimit.

Karakteristikat e aplikacionit “VrapOn”

Përdoruesi/Drejtuesi i mjetit taksi regjistrohet në aplikacionin “VrapOn” të cilin mund ta shkarkojë në Google Play ose Apps Store.. Përdoruesi/Drejtuesi i mjetit taksi duhet të ndjekë me përpikmëri të gjitha hapat e treguara nga ofruesi i shërbimit. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti/Drejtuesi i mjetit të taksisë që dëshiron të kryejë një porosi për taksi ose të regjistrohet si ofrues i shërbimit të taksisë. Gjatë regjistrimit, klienti duhet të japë emrin, numrin e telefonit, adresën elektronike (e-mail) dhe të vendos një fjalëkalim. Gjatë regjistrimit, drejtuesi i mjetit duhet të japë emrin, numrin e telefonit, targën e automjetit dhe të vendos një fjalëkalim.

Klienti/Drejtuesi i mjetit taksi detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.

Klienti pas zgjedhjes së adresës së destinacionit të fillimit të udhëtimit dhe adresës së përfundimit të udhëtimit do të dërgojë një kërkesë nëpërmjet aplikacionit VrapOn drejt disa drejtuesish mjetesh taksi. Në aplikacionet e drejtuesve të mjeteve taksi do të shfaqet kërkesa e klientit. Në momentin që kërkesa do të pranohet nga një drejtues mjeti taksi, klienti do të njoftohet në aplikacionin VrapOn për pranimin e kërkesës. Pas mbëritjes së drejtuesit të mjetit taksi në vendndodhjen e porositur nga klienti, ky i fundit do të njoftohet nëpërmjet aplikacionit VrapOn për mbëritjen e drejtuesit të mjetit taksi. Në përfundim të udhëtimit drejtuesi i mjetit taksi duhet të shtyp butonin përfundo udhëtimin në aplikacionin VrapOn. Klienti ka të drejtë pas kryrjes së porosisë së mjetit taksi nëpërmjet aplikacionit VrapOn ta anullojë atë.

VrapOn nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të klientit/drejtuesit të mjetit taksi kryhen porosi një person tjetër (palë e tretë) i cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e klientit/drejtuesit të mjetit taksi përkatës.

VrapOn nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e aplikacionit VrapOn, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të VrapOn.

Kufizimi i Përgjegjësisë

VrapOn nuk mban përgjegjësi ligjore, financiare apo të çdo lloji ndaj klientëve apo palëve të treta nëse përmbajtja e aplikacionit “VrapOn” nuk mund të ofrohet për shkak të një ngjarjeje që është jashtë kontrollit të arsyeshëm të VrapOn.

VrapOn nuk mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar ose pretendimet që mund të lindin nga:

  1. moslidhja me internetin, shpejtësia apo bllokimi i tij;
  2. shkarkimi i materialeve të padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga Klienti që vijnë nga aksesimi që klienti mund të bëjë në mënyrë të pavarur;
  3. mosfunksionimi i aplikacionit “VrapOn” për shkak të papërshtatshmërisë së pajisjes suaj teknologjike;
  4. gabimet, pasaktësitë në funksionalitetin e aplikacionit, si dhe mosfunksionimi i këtij të fundit për arsye që nuk varen nga VrapOn;
  5. klientët të cilët aksesojnë dhe përdorin aplikacionin “VrapOn” në kundërshtim dhe jo në përputhje me këto Kushte, Afate dhe Mënyrën e Përdorimit;
  6. shkëputja e internetit për shkak të mospagesës së ofruesit të shërbimit (ISP) dhe/apo marrëdhënieve me këtë të fundit;
  7. shkeljet e kryera pa qëllim apo për shkak të neglizhencës;

VrapOn nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për vënien në funksion të pajisjes së përdorur për të aksesuar aplikacionin “VrapOn”.

VrapOn nuk mban përgjegjësi nëse gjatë navigimit në këtë faqe interneti mund të shkarkohen materiale të padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga Klienti

Pavarësisht sa më lart, VrapOn është përgjegjëse ndaj Klientëve për ofrimin e aksesit në aplikacionin “VrapOn” për aq sa e parashikon kuadri ligjor ekzistues për mbrojtjen e konsumatorit.

Aksesi dhe Mbrojtja e të Dhënave tuaja Personale

Aplikacioni “VrapOn” do të mbledh të dhënat tuaja të mëposhtme:

  1. emrin tuaj
  2. numrin e telefonit celular
  3. akses në informacionin demografik (location)
  4. postën elektronike (e-mail)
  5. vendndodhjen e makinave taksi nëpërmjet përdorimit të celularit (location) të drejtuesit të mjetit
  6. targën e mjetit taksi
  7. fotografinë e drejtuesit të mjetit taksi
  8. të dhëna në lidhje me përdorimin e aplikacionit

Përdoruesit e aplikacionit VrapOn që do të porosisin taksinë nga aplikacioni “VrapOn” do të kenë akses në informacionin e mëposhtëm:

  1. emrin e drejtuesit të mjetit
  2. targën e mjetit
  3. numrin e telefonit të drejtuesit të mjetit
  4. fotografinë e drejtuesit të mjetit

Drejtuesit e mjeteve taksi, që do të jenë të regjistruar në aplikacionin “VrapOn” do të kenë akses në informacionin e mëposhtëm:

  1. emri i klientit
  2. numër telefoni

Informacione për vendndodhjen. Për një shërbim sa më të mirë aplikacioni VrapOn mbledh informacionin e vendndodhjes (duke përfshirë të dhënat GPS dhe WiFi). Mënyra dhe shpeshtësia ndryshojnë nëse përdorni aplikacionin si Pasagjer ap Drejtues Taksie:

Pasagjerët: Ne mbledhim vendndodhjen e saktë të pajisjes suaj nëse ju dëshironi të përzgjidhni më thjesht vendin e nisjes së udhëtimit.

Drejtuesit e Taksive: Ne mbledhim vendndodhjen e saktë të pajisjes suaj kur ju e hapni dhe e përdorni aplikacionin, duke përfshirë ndërkohë që aplikacioni është duke u përdorur në sfond kur është në modalitetin e drejtuesit te taksisë. 

Në rast ankese mbi mënyrën se si janë përdorur të dhënat tuaja nga aplikacioni “VrapOn”, ju duhet t’i drejtoheni  VrapOn në adresën elektronike: [email protected].

Të dhënat tuaja të aksesuara në kuadër të ofrimit të shërbimit të aplikacionit “VrapOn”, do të ruhen të sigurta nga VrapOn në serverat e saj në përputhje me kushtet dhe termat e ofrimit të aplikacionit “VrapOn” nga VrapOn deri në fund të periudhës gjatë së cilës ato duhet të trajtohen për qëllime të ofrimit të shërbimit, por jo më shumë se 2 vjet.

Sipas legjislacionit në fuqi, Klienti ka të drejtë të aksesojë të dhënat në lidhje me të dhe mund të kërkojë korrigjimin, modifikimin apo fshirjen e këtij informacioni duke kontaktuar në adresën elektronike [email protected]

Shërbimi i Klientit – Asistenca

Për çdo ankesë apo informacion lidhur me funksionimin e aplikacionit “VrapOn”, mund t’i drejtoheni Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit të VrapOn në adresën elektronike [email protected] ose në formën on-line në faqen e internetit www.vrapon.al.

VrapOn rezervon të drejtën për të monitoruar dhe regjistruar thirrjet e Klientëve të kryera drejt Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit me qëllim vlerësimin e cilësisë së shërbimit në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale zbatohen në bazë të kuadrit ligjor në fuqi për mbrojtjen dhe respektimin të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Të tjera

VrapOn rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese.

VrapOn mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar aplikacionin VrapOn ose për çfarëdo arsye tjetër.

VrapOn gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë përdorimit së aplikacionit ose ta anulojë atë për arsye madhore.

Nëse VrapOn do të ndryshojë kushtet e ofrimit të shërbimit, apo për çdo arsye do të përfundojë ofrimin e tij në përputhje me parashikimet e kësaj Kontrate, klientët do të informohen paraprakisht nëpërmjet, njoftimit në aplikacion, faqes zyrtare www.vrapon.al.

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme lutem të na kontaktoni në adresën elektronike: [email protected]

Për këto Kushte, Afate dhe Mënyrën e Përdorimit të aplikacionit VrapOn do të zbatohet ligji shqiptar.