1. Tirana – Kryeqyteti i Shqiperise



Kur flasim per Shqiperine, qyteti i pare qe te vjen ndermend ne top atraksionet ne Shqiperi eshte kryeqyteti. Me poshte mund te shihni pamje nga qendra e tij. Per me teper informacion lidhur me vendet qe duhet te vizitoni patjeter kur te jeni ne Tirane klikoni ‘Taksi Tirane’.
2. Berat – Qyteti i nje mije dritareve (nder top atraksionet ne Shqiperi)

Berati (Taksi Berati) eshte nje nga qytetet me te vjetra Shqiptare dhe me piktoresket gjithashtu. Ai hyn ne top atraksionet ne Shqiperi per sa i perket jugut te vendit. Ndryshe njihjet edhe si “Qyteti i nje mije dritareve”. Berati i ben per vete vizitoret me shtepite e tij te bardha te stilit Osman. Keto shtepi jane te vendosura mbi kodra. Ketu mundet te vizitoni gjithashtu Kalane e Beratit dhe rruget me kalldreme plote histori.
Turistet mund te eksplorojne lagjet e Gorices dhe Mangalemit. Ata gjithashtu mund te vizitojne Muzeun Kombetar Ikonografik Onufri dhe te shijojne pjatat tradicionale ne restorantet pergjate lumit Osum. Berati eshte nje destinacion perfekt per ata qe kerkojne nje perzierje te kultures, historise dhe mikpritjes tradicionale Shqiptare. Per me shume informacion lidhur me udhetimin me taksi ne Berat klikoni ketu.
3. Gjirokastra – “Qyteti i nje mije shkalleve” ose “Qyteti i gurte”

Gjirokastra (Taksi Gjirokastra), nje nga top atraksionet ne Shqiperi, është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ai njihet per arkitekturen e tij Osmane te ruajtur mire dhe per shtepite me çati prej guri. Me pamje nga Lugina e Drinos, Kalaja e Gjirokastrës ofron pamje panoramike dhe nje veshtrim ne te shkuaren e Shqiperise permes muzeut te tij ushtarak.
Vizitoret mund te bejne shetitje ne Pazarin e Vjeter, te vizitojne Shtepine e Skendulit ose Shtepine e Zekatit dhe te zbulojne vendlindjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Qyteti bashkon historine, artin dhe peisazhin malor e ben ate nje qytet qe duhet vizituar patjeter. Per te vizituar Gjirokastren me Vrapon Taxi App kliko ketu.
4. Kalaja e Krujes dhe Muzeu i Skenderbeut – nje tjeter nga top atraksionet ne Shqiperi

E vendosur ne nje koder me pamje mahnitese, ne Shqiperine qendrore, Kalaja e Krujes eshte nje nga vendet me te rendesishme historike te Shqiperise. Ajo ka sherbyer si fortesa e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ai ka drejtuar luften kunder Peradorise Osmane ne shekullin e 15-te.
Brenda keshtjelles, vizitoret mund te zbulojne Muzeun e Skenderbeut dhe Muzeun Etnografik, ku te dy ofrojne nje shikim te gjere ne historine dhe traditat e Shqiperise. Pazari i Vjeter aty prane eshte perfekt per te blere dhurata dhe punime tradicionale, duke e bere Krujen nje ndalese kulturore te cilen duhet patjeter ta vizitoni.
Top atraksionet ne Shqiperi – Cfare duhet te vizitojme ne Kruje?
- Keshtjella e Krujes – Zemra e qytetit dhe nje simbol i rezistences Shqiptare, ofron nje pamje panoramike dhe historite vendit
- Muzeu i Skenderbeut – I dedikohet heroit tone kombetar, duke ekspozuar artifakte, arme dhe histori nga betejat e shekullit te 15-te kunder Osmaneve.
- Muzeu Etnografik – Ndodhet Brenda nje shtepie tradicionale te periudhes Osmane, ky muze u jep vizitoreve nje veshtrim ne jeten e perditshme Shqiptare te shekujve me pare.
- Pazari i Vjetër – Nje nder tregjet me te vjetra te Shqiperise, i mbushur me punime dore, antike, rrugica dhe dhurata lokale.
- ⛪ Teqeja e Dollmes – Nje tempull i qete Bektashi brenda mureve te kalase, e njour per atmosferen e saj paqesore dhe pasurine shpirterore qe ofron.
- Mali i Krujes dhe Parku Kombetar i Qafshtames – Vetem nje udhetim larg, keto vende natyrore jane ideale per ecje, piknik dhe per te shijuar pamje malore qe te lene pa fryme.
Per me shume informacion rreth Muzeumeve ne Kruje klikoni ketu.
5. Parku Kombetar i Butrintit

Butrinti (ketu mund te shkoni me Taksi Sarande) ndodhet vetem 18 km larg, ne jug te Sarandes. Ai gjendet afer plazheve te bukura te Ksamilit. Butrinti eshte nje nga vendet me te bukura ne te cilin bashkohen arkeologjia, natyra dhe historia, aty ku rrenojat e vjetra ngrihen paqesisht mes pemeve te ullirit, lagunave dhe Detit te Jonit. Butrinti ka qene i banuar qe ne kohet e lashta dhe ka lulezuar nen udheheqjen Greke, Romake dhe urdherin e Venetikut.
Shetitjet ne park duken si udhetime pas ne kohe, ku cdo kend tregon nje histori mijevjecare. Vendet historike per te vizituar perfshijne: Teatrin Antik, Forumin dhe Banjat Romake, vendin ku behen pagezimet, Kullen dhe Keshtjellen Venetikase, Porten e Luanit dhe Muret e Qytetit.
Me cdo hap ju do te zbuloni gjurme te qyteterimit i cili dikur lidhte Ballkanin me Greqine dhe Italine. Butrinti nuk eshte vetem me rrenoja, por eshte i pasur me bukuri natyrore. Lagunat te cilat terheqin qindra lloje zogjsh, e bejne ate nje parajse per vezhguesit e zogjve dhe fotografet.
Cfare mund te bejne tjeter turistet?
Pasi kane eksploruar parkun, turistet mund te ndalojne ne tavernat tradicionale aty afer. Vendet me te preferuara jane vecanerisht ne Ksamil ose ne hyrje te Butrintit. Aktivitete te cilat ju mund te kryeni jane: turet arkeologjike te ecjes, vezhgimet e zogjve dhe fotografite, udhetimet me varke, çiklizmi, evente kulturore.
Muajt me te mire per ta vizituar Butrintin jane Prill – Tetor, kohe ne te cilen moti eshte i ngrohte dhe ideal per eksplorim. Mengjeset dhe mbremjet e vona jane momentet me te mira per te shmangur nxehtesine e mesdites. Aty mund te shijoni driten e magjishme mbi rrenoja dhe ne lagune.
Cmimi i Biletes:
1000 – 1200 leke per te rriturit
Merrni kepuce te rehatshme, nje kapele dhe uje – parku eshte i madh dhe mund te eksplorohet me mire ne kembe. Ne Butrint mund te shkoni shume thjesht nga Saranda, Ksamili, ose Gjirokastra me taksi ose autobus. Kombinoni vizitat tuaja me not ne Plazhin e Ksamilit pere nje udhetim perfekt nje ditor.
Parku Kombetar i Butrintit eshte nje vend ku natyra dhe historia jetojne perbri njera-tjetres.
6. Parku Kombetar i Lugines se Valbones – Zemra e Alpeve Shqiptare

Lugina e Valbones eshte e vendosur ne Veri te Shqiperise dhe perfaqeson nje nga mrekullite mahnitese te natyres shqiptare. Ajo shpesh quhet dhe “Zemra e Alpeve Shqiptare”. Nese kerkoni ajer te paster, aventura ne mal dhe nje pervoje autentike, ky eshte vendi qe duhet te vizitoni. Per nje udhetim komod dhe me cmim te arsyeshem perdorni VrapOn Taxi App.
Valbona ka një peisazh te rralle me male të larta, pyje te dendura, ujevara me uje te kristalte dhe lumenj te paster ne ngjyre blu të thelle. Lugina ndjek rrjedhen e lumit Valbonë dhe pershkon terrene shkembore mes maleve të bardha të Alpeve Dinarike. Ky park eshte nga top atraksionet ne Shqiperi, me i bukuri ne stinen e dimrit.
Ne Valbone do te gjeni mikpritjen tradicionale shqiptare ne shume prej shtepive te kthyera ne guesthouse. Keto shtepi akomoduese jane te ngrohta dhe te rehatshme, te afta per te perballuar dimrin e ftohte te zones. Ato do t’ju bejne te jetoni ashtu si vendasit jetojne.
Top atraksionet ne Shqiperi – Disa prej guesthouse me te preferuara nga turistet jane:
- Rilindja Hotel & Restaurant – me pamje mahnitese nga mali dhe kuzhine tradicionale.
- Guesthouse Kol Gjoni – nje eksperience e ngrohte familjare.
- Hotel Margjeka – I pershtatshem per udhetaret qe kerkojne rehati dhe sherbim te shkelqyer.
Vakti i mengjesit perfshin produkte bio nga zona: djathera, mjalte, reçel shtepie, buke e pjekur ne furre druri dhe çaj mali i pergatitur ne shtepi. Kuzhina e Valbonës pasqyron traditen e Alpeve shqiptare. Nese shkoni ne Valbone, nuk duhet te lini pa provuar gatimet tradicionale me poshte:
- Fline – nje simbol i mikpritjes se veriut.
- Byrek me hithra dhe djathe
- Mishi i qingjit ne saç
- Qumeshtor dhe gjalp i fresket
- Vaktin mund ta perfundoni me nje gote raki artizanale
Sporte per te ushtruar

Valbona eshte gjithashtu nje parajse per adhuruesit e natyres dhe sporteve ne natyre. Nder sportet me te preferuara mund te permendim ato me poshte:
- Hiking & Trekking: Rruga me e njohur eshte ajo e shtegut Valbone – Theth, nje nder me te bukurat në Ballkan, që zgjat rreth 6–8 ore.
- Ciklizmni malor: Shume shtigje jane te pershtatshme per biçikleta malore.
- Ski ne stinen e dimrit: Ne muajt e ftohte, mali mbulohet me bore, duke krijuar kushte ideale per skijim natyral.
- Rafting ne lumin Valbone dhe peshkim në ujerat e tij të kristalta.
- Ecje me kuaj, kamping, apo thjesht shetitje relaksuese pergjate lugines.
Vende per te vizituar – top atraksionet ne Shqiperi
- Ujevara e Rragamit – nje vend i mahnitshem per fotografi dhe freski verore.
- Kanioni i Shoshanit – me formacione guri te mrekullueshme.
- Burimi i Valbones – ku lumi fillon rrjedhën e tij të kthjellet.
- Qafa e Valbones – me pamje panoramike mbi Alpet.
- Kulla e Mic Sokolit – per ata qe duan te prekin historine dhe traditen e vendit.
Nese kerkoni nje destinacion që nderthur qetesine, aventuren dhe autenticitetin, atehere Valbona eshte zgjedhja e duhur. Eshte nje vend ku mund te ndjeni frymen e natyres, te pushoni shpirtin dhe te perjetoni mikpritjen e paster shqiptare.
7. Parku Kombetar i Thethit – Perla e fshehur e Alpeve Shqiptare

Parku Kombetar i Thethit, vendosur thelle ne Alpet Shqiptare (Bjeshket e Nemuna), eshte nje nga destinacionet autentike natyrore me te mrekullueshme te Shqiperise. Per te shkuar aty mund te perdorni sherbimin taksi qe ofron VrapOn Taksi app. Thethi njihet per peisazhet e tij malore, lumenjte me ujin e paster, ujevarat dhe shtepite tradicionale prej guri. Thethi i ofron vizitoreve nje kombinim te paharrueshem te natyres, kultures dhe aventures.
Thethi shtrihet ne veri te Shqiperise, rreth 75km nga Shkodra dhe rreth 170km nga Tirana. Parku Kombetar i Thethit mbulon nje siperfaqe prej 26km bukurie natyrore te paprekur. Zona eshte e pasur me maja te ashpra malesh, livadhe alpine, perrenj te kthjellet, ujevara dhe lugina te thella.
Top Atraksionet ne Shqiperi – Theth: Ujevarat e Thethit, Syri i Kalter i Thethit, Lugina e Lumit te Thethit, Shtegu i Majave te Ballkanit.
Top Atraksionet ne Shqiperi – Akomodimi ne Theth

Menyra e funksionimit te turizmit ne Theth bazohet kryesisht tek guesthous-et dhe shtepite ekologjike. Ato ofrojne dhoma te pastra, vakte te gatuara ne shtepi dhe nje atmosfere te ngrohte qe reflekton mikpritjen e vertete te veriut te Shqiperise. Mundesite me te mira qe keni lidhur me akomodimin tuaj jane: Bujtina Polia, Villa Gjecaj Guesthouse, Bujtina Miqësia,Guesthouse Marashi.
Shumica e akomodimeve perfshijne mengjesin dhe darken, e pergatitur me perberes organike vendas te kopshteve ose fermave te tyre. Pjatat tradicionale jane te thjeshta, te fresketa dhe te shijshme. Ushqimet qe duhet te provoni me patjeter jane: Flija, mishi i fresket i dhise dhe qingjit, kosi dhe djathi vendas, byreku me hithra, rakia e shtepise.
Top Atraksionet ne Shqiperi – aktivitete qe mund te kryeni
Aktivitetet qe mund te kryeni jane: Hiking, Eksplorimi i Syrit te Kalter, nje ecje prej 3 oresh rreth qendres se Thethit. Vizita ne Kanionin dhe Ujevaren e Grunas, ecje kulturore dhe vizita ne Kullen e Ngujimit dhe Kishen e Thethit (simbol i Historise dhe traditave te Kanunit), ciklizmi ose xhiro me kuaj neper rruget malore. Vendasit njihen per sensin e tyre te forte te mikpritjes dhe krenarine ne trashegimine e tyre. Ata jane gjithnje gati per te treguar nje histori, te buzeqeshur apo te gatshem per te te ofruar nje gote raki.






