Atraksione ne Shqiperi

Shqipëria, nje vend i vogel per nga përmasat, por jashtëzakonisht e pasur në bukuri natyrore, histori dhe trashëgimi kulturore. Atraksionet ne Shqiperi nisin nga bregdeti me det të kristaltë, te qytetet historike, peizazhet malore mbresëlënëse dhe zonat urbane plot jetë. Vendi ofron përvoja të veçanta për çdo udhëtar. Në këtë guidë do të gjeni atraksionet kryesore që duhen vizituar në Shqipëri dhe destinacionet të përzgjedhura. Falë aksesit të mirë dhe mundësive të sigurta të transportit, zbulimi i Shqipërisë është më i lehtë dhe më i këndshëm se kurrë më parë.

1. Durrës – Qyteti Bregdetar

Durresi eshte nje nga qytetet me te vjetra te Shqiperise dhe porta bregdetare kryesore e tij. Ai bashkon ne menyre perfekte historine me energjine bregdetare. Durresi gjendet vetem 30 minuta larg Tiranes. Ky qytet port u ofron vizitoreve atraksione kulturore dhe argetim te pafundem prane detit.

Turistet mund te eksplorojne Amfiteatrin Romak, Muzeun Arkeologjik dhe Forumin Bizantin. Nje shetitje pergjate shetitores se Durresit, ne perendim, tregon nje miks te kafeneve, bareve dhe pamjeve nga deti. Ato percaktojne atmosferen shlodhese te qytetit. Per adhuruesit e ushqimit te mire ka restorante shume te mira te ushqimit te detit si 2 Kitarrat, Aragosta, Vertigo, dhe Artur Restaurant.

Per ata qe jane ne kerkim te aventures, Durresi ofron mundesi per sporte ujore. Ketu perfshihen skiia ne uje, parashuta me vela, zhytja gjate muajve te veres. Plazhet e gjata ranore te Plazhit te Madh dhe Gjirit te Lalezit jane ideale per notim dhe kohe shlodhese me familjen.

Nuk ka rendesi nese ju pelqejne rrenojat antike, klubet buze detit apo kuzhina Mesdhetare. Durresi eshte nje destinacion qe nuk duhet humbur. Aty historia takon Detin Adriatik.

Per te vizituar Durresin me Vrapon Taxi App klikoni ketu.

2. Atraksionet ne Shqiperi: Shkodër – Qyteti i Kultures dhe Legjendes

Pamje nga Shkodra

Shkodra eshte nje nga qytetet me te vjetra dhe me historike te Shqiperise. Ai pozicionohet ne veri te Shqiperise. Aty takohen Liqeni i Shkodres, lumenjte e Bunes dhe Drinit dhe Alpet Shqiptare. Shpesh eshte quajtur dhe kryeqyteti kulturor i veriut te Shqiperise. Ky qytet eshte i famshem per shpirtin e tij artistik, arkitekturen tradicionale dhe atmosferen miqesore.

Vizitoret mund te shetisin neper Qytetin e Vjeter me shtepite e tij plote ngjyra dhe rruget e kalldremta. Ata mund te vizitojne Muzeun Kombetar Marubi, te eksplorojne katedralen Katolike, xhamine dhe Pedonalen. Pedonalja eshte e mbushur me kafene dhe restorante. Shkodra eshte gjithashtu porta kryesore per ne Theth dhe Parkun Kombetar te Valbones. Kjo e ben ate nje pike nisjeje ideale per admiruesit e natyres ne drejtim te Alpeve Shqiptare.

Atraksionet ne Shqiperi: Keshtjella e Rozafes – Nje legjende mbi qytet

Kalaja e Rozafes

Kalaja e Rozafes vendoset ne koder, vetem 3km nga qendra e qytetit. Ajo eshte nje nga vendet me ikonike per t’u vizituar ne Shqiperi. Kalaja daton qe nga periudha Ilire, shekulli i katert p.k. Ajo ka qene nen sundimin Romak, Bizantin, Venetikas dhe Osman.

Prej mureve te saj te gurta vizitoret shijojne pamjen panoramike te Liqenit te Shkodres. Prej aty duken dhe lumenjte e Drinit dhe Bunes dhe peisazhin e zones perreth. Brenda do te gjeni rrenojat e ndertesave te vejtra, cisternave dhe muzeumet qe tregojne historine e te shkuares te kalase.

Pjesa me e famshme e Rozafes eshte legjenda e saj. Ajo tregon per nje grua te quajtur Rozafa. Ajo u muros e gjalle brenda kalase per te siguruar stabilitetin e saj. Shpirti i saj thuhet se ende mbron qytetin sot dhe se historia simbolizon sakrificen dhe forcen e folklorit Shqiptar.

Informacione per vizitoret

Kalaja ndodhet 3 km ne jugperendim te qytetit te Shkodres. Aty mund te shkoni me taksi ose makine per vetem 10 minuta nga qendra e qytetit. Per ata te cileve ju pelqen ecja, rruga zgjat rreth 30-40 minuta ne ngjitje te kodres. Oraret e hapjes jane  09:00 – 19:00 (ne vere) dhe 09:00 – 16:00 (ne dimer). Tarifa e hyrjes eshte rreth 300ALL (3€) per te rriturit, pa pagese ose me tarife te reduktuar per femijet.

Turet me guide: Guidat lokale jane te vlefshme ne hyrje ose mund te prenotohen mes zyrave turistike ne Shkoder, ose ne hotele. Turet zakonisht zgjasin 1 ore dhe kushtojne rreth 10-15 Euro. Kjo varet nga madhesia e grupit dhe gjuhet (Anglisht, Italisht ose Shqip). Afer hyrjes per ne Kala mund te gjeni muzeume, kafene, zona parkimi nen porten kryesore.

3. Atraksionet ne Shqiperi: Udhëtim me traget në liqenin Koman

Udhetim me traget – Liqeni i Komanit

Udhetimet me traget ne Liqenin e Komanit  jane nje nga udhetimet me te bukura ne Shqiperi. Ky vend shpesh njihet dhe si “Fjordet e fshehura te Europes”. Ne nje rruge qe shtrihet nga Komani ne Fierze, trageti lundron mes kanioneve te ngushta, ujerave ngjyre jeshile, dhe shkembinjeve te larte malore. Keta shkembinje ngjajne me Fjordet Norvegjeze. Udhetimi zgjat rreth 2-3 ore dhe ofron pamje mbreslenese te Alpeve Shqiptare, fshatra tradicionale, dhe natyre te paprekur.

Eshte nje eksperience te cilen udhetaret qe i drejtohen Valbones ose Thethit nuk duhet ta humbasin. Ne kete udhetim kombinohen bukurite natyrore me aventuren lokale. Merrni me vete apartin tuaj fototgrafik — cdo moment ne Tragetin e Liqenit te Komanit eshte si nje kartoline e bere realitet.

Per me shume informacion lidhur me bileteta, cmimin e tyre dhe udhetimin mund te klikoni ne linqet ne faqet me poshte:

  1. Komani Ferry
  2. Komani Lake Ferry

4. Atraksionet ne Shqiperi: Kanionet e Osumit dhe Skrapar Rafting

Kanionet e Osumit

Kanioni i Osumit eshte nje formacion natyror i mahnitshem, formesuar nga Lumi i Osumit ne Shqiperine jugore. Ato ndodhen afer qytetit te Corovodes, ne rajonin e Skraparit.  Kanioni shtrihet ne nje gjatesi prej 12-26 km, ne varesi te menyres se si matet. Ai eshte me shpate shkembore deri ne 80m lartesi.

Ne pranvere uji qe rrjedh nga shkrirja  e akujve ne mal mbush lumenjte dhe krijon kushtet perfekte per rafting. Aty mund te gjeni ujevara sezonale, shpella, formacione shkembore si “Katedralja” apo “Gropa e Nuses”. Ekosistemi i kanionit eshte i pasur me shkurre mesdhetare, mure shkembore dhe zona me hije qe e bejne ate te kete nje pamje skenike.

Atraksionet ne Shqiperi – Aktivitete aventure dhe Rafting

Rafting ne Skrapar

Nuk nevojitet eksperience e meparshme. Turet zakonisht te pajisin me mjetet e nevojshme qe duhen per kete aktivitet. Guidat jane profesionale dhe te certifikuara.

Kohezgjatja e turit dhe cfare duhet te prisni kur te shkoni per Rafting

Ka disa shembuj paketash dhe kostosh, si me poshte:

Mundohuni te zgjidhni guida te certifikuara dhe licensuara.

5. Atraksionet ne Shqiperi – Banjat termale Bënjë, Përmet

Banjat Termale – Bënjë

Banjat Termale te Bënjës, njohur ndryshe si Llixhat e Bënjës, jane nje nga atraksionet me te bukura ne Shqiperi. Ato ndodhen rreth 14 km larg nga Përmeti, ne Shqiperine e jugut. Keto burime natyrore squfuri permbajne uje termal qe del nga thellesia nentokesore. Temperaturat e ujit variojne nga 22-32°C. Ky vend ndodhet ne hyrje te Kanionit te Langarices, perbri Ures historike te Kadiut. Kjo e fundit eshte nje ure e periudhes Osmane.

Banjot termale ofrojne nje kombinim te rralle te bukurive natyrore: rrethuar nga male te larta, Lumi Kristal i paster i Langarices, nje ure e vjeter Osmane. Aty gjenden mesatarisht gjashte pishina natyrale termale. Ujerat sulfurore te pasura ne minerale kane nje ere te dallueshme. Kjo pjese eshte nje eksperience autentike terapeutike. Permbajtja e ketij uji ka cilesi terapeutike dhe ndihmon ne trajtimin e semundjeve te lekures, problemeve te stomakut, te veshkave, semundjeve reumatiode.

Hyrja per ne banjat termike eshte falas gjate gjithe vitit, duhet te paguani vetem nje tarife parkimi prej 200 leke te reja. Per te shkuar aty duhet te merrni furgonat publike nga Permeti ne Benje, nga ora 08:00 – 12:00 dhe ne kthim deri ne oren 16:00, cmimi i biletes eshte rreth 100-200 leke.

Transporti dhe Akomodimi

Per taksi nga Tirana ne Permet mund te perdorni VrapOn Taxi app me nje cmim prej afersisht 13’500 leke, ose te udhetoni me makinen tuaj. Duke qene se aty nuk ka tualete, dushe ose dhoma per t’u nderruar, ju duhet te merrni me vete: Kepuce per uje, rroba banje dhe peshqir, uje dhe ushqim, krem dielli dhe nje qese per mbeturinat.

Ne Permet mund te gjeni shume mundesi akomodimi ne hotele, guesthouse dhe vende ekonomike. Mjafton te kerkoni ne Booking.com dhe gjeni infon e duhur. Turet ditore nga agjencite perfshijne transportin nga qytetet kryesore. Cmimi eshte rreth 2000 leke per person. Aty perfshihen ujerat termale me vizitat ne qytetin e Permetit dhe atraksionet aty afer si Kelcyra. Shume operatore turistike ne platforma si GetYourGuide and Viator ofrojne ekskursione te organizuara.

6. Atraksionet ne Shqiperi: Parku Arkeologjik i Apollonise, Fier

Parku i Apollonise

I vendosur afer qytetit te Fierit, Parku Kombetar i Apollonise eshte nje nga vendet e lashta me te rendesishme te Shqiperise. Apollonia eshte themeluar nga kolonistet Greke ne shekullin e gjashte para Krishtit. Dikur ka qene nje qytet i lulezuar, dedikuar perendise se Apollonit. Ajo ishte nje qender madhore e kultures dhe tregetise ne antikitet. Vizitoret mund te eksplorojne rrenojat mbreslenese. Ketu perfshihen ato te teatrit antik, tempullit, dhe manastirin e Shen Marise. Te gjitha keto rrethohen nga pamjet paqesore te fshatit. Apollonia eshte nje vend qe duhet vizituar patjeter per ata qe e duan historine.

Atraksionet ne Shqiperi: Muzeu Arkeologjik i Apollonise

Manastiri i Shen Marise – Muzeu

Brenda Muzeut te Apollonise, vizitoret mund te zbulojne nje koleksion te tere artefaktesh te cilat sjellin ne jete historine antike te qytetit. Muzeu strehohet ne Manastirin e Shen Marise. Brenda tij mund te gjeni:

  • Krijime antike poçarie dhe qeramike – Objekte te jetes se perditshme te perdorura nga qytetaret e qyteteve te periudhes Greke dhe Romake.
  • Skulptura dhe Statuja – Fragmente mermeri dhe statuja guri qe perfaqesojne perendite, heronjte dhe qytetare te dalluar te Apollonise.
  • Monedha dhe bizhuteri – Greqia e Lashte dhe monedhat e Romake, si dhe objekte dekoruese qe tregojne pasurine dhe zejtarine e qytetit.
  • Mbishkrime dhe Relieve – Mbishkrime varresh qe tregojne historine e qeverisjes se qytetit, fese dhe kultures.
  • Ikona Bizantine dhe art fetar – Prej periudhave te mevonshme kur vendi u be Manastir i Krishtere, duke treguar vazhdimesine historike te zones.

7. Atraksionet ne Shqiperi – Pogradeci & Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit

Pogradeci eshte nje qytet i qete i vendosur ne brigjet e Liqenit te Ohrit ne Shqiperi. Numri i pushuesve qe shkojne aty eshte i larte gjate gjithe vitit. Ne kete qytet mund te gjeni nje kombinim te bukurive natyrore, pasurise natyrore dhe mikpritjes se ngrohte.

Atraksionet ne Shqiperi: nje tjeter vend ne Pogradec

Parku Kombetar i Drilonit

Qyteti i Vjeter – qytet me arkitekturen e tij Osmane dhe Ballkanase. Ditet tuaja do te behen me relaksuese ne shetitoren e gjere qe shtrihet buze liqenit. Ky eshte nje nga vendet me te bukura ne Shqiperi, per nje xhiro ne mbremje, ne ajrin e paster prane amfiteatrit.

Parku Kombetar i Drilonit –vetem pak minuta nga Pogradeci. Kjo parajse e qete eshte nje vend ideal per qetesi, sidomos ne periudhen e pranveres dhe veres, kur qytetet e medhaja jane te nxehta dhe te zhurmshme.

Tushemishti – Vendi i rradhes qe mund te vizitoni dhe ku mund te gjeni nje plazh te gjate, i cili eshte nje magnet per turistet ne vere. Ai ka shume shtepi te vjetra qindra vjecare, kishen e Shen Pandelimonit dhe pjata tradicionale.

8. Atraksionet ne Shqiperi: Fshati Lin – Vendbanimi me i vjeter ne Europe ne Brigjet e Liqenit Ohër

Fshati Lin

Lini eshte nje fshat i vogel turistik, vendosur prane Liqenit te Ohrit. Ne 2023 arkeologet zbuluan se Lini daton që prej 8,500 vjetësh, rreth vitit 6000 para Krishtit. Ky fshat eshte i njohur për shtëpitë e tij me tulla të kuqe, ujërat e qeta dhe pamjet panoramike mahnitëse. Lin ka shtëpi të lashta mbi shtylla dhe një bazilikë bizantine të shekullit të gjashtë me mozaikë me ngjyra që tregojnë zogj, peshq dhe bletë.

Fshati eshte i njohur per punimet artizanale tradicionale si bërryli, qepja dhe gdhendja në dru. Ne fushen e kulinarise, nder pjatat tipike qe mund te provoni gjate qendrimit tuaj ne Lin jane peshqit e liqenit, veçanërisht trofta. Qendrimit tuaj ne Lin mund t’i shtoni dhe aktivitete si ecja ne natyre, vozitje me varke dhe xhiro me kale.

Ju mund te gjeni mikpritje autentike shqiptare në guesthouse si ‘House 1960’, ‘Rosa B&B’ dhe ‘Vila 43 Lin’, ku ofrohet ushqim shtëpie dhe pamje mbi liqen. Per te gjithe ata qe kerkojne qetesi, bukuri natyrore, histori dhe pervoje kulturore, Lin eshte vendi i duhur per ju.

9. Atraksionet ne Shqiperi: Syri i Kalter – Sarande

Syri i Kalter – Sarande

I vendosur 25 km nga Saranda dhe 15 km nga Gjirokastra, Syri i Kaltër është një destinacion ideal për dashamirësit e natyrës, entuziastët e fotografisë dhe ata që kërkojnë shëtitje të qeta. Vizitorët mund të eksplorojnë shtigje natyrore, të shijojnë pamjen nga platforma prej druri e vëzhgimit dhe të zbulojnë ujëvara të vogla dhe vende pikniku të fshehura midis pemëve.

Në pranverë, ka disa restorante tradicionale ku mund të provoni troftë të pjekur në skarë, sallata të freskëta me vaj ulliri vendas, raki të bërë në shtëpi dhe ëmbëlsira tradicionale si brumë i skuqur me mjaltë. Disa nga restorantet më të njohura përfshijnë:

  • Restorant ‘Syri i Kaltër’
  • Restorant ‘Ujëvara’
  • Taverna Peshkatari

Nderkohe qe Syri i Kalter eshte nje vend i qete natyror, qendra e jetes se nates eshte ne Sarande, vetem 30 minuta larg.  Koha me e mire per te vizituar Syrin e Kalter eshte nga muaji Prill deri ne Tetor, atehere kur uji shkelqen me shume nen rrezet e diellit. 

Syri i KaltërSarandë është një nga mrekullitë natyrore më mahnitëse të Shqipërisë — një burim i thellë dhe i kthjellët, i rrethuar nga pyje të dendura dhe gjelbërim të pasur. Burimi arrin mbi 50 metra thellësi, duke krijuar një ngjyrë spektakolare blu-jeshile që i ngjan një syri gjigant natyror, prej nga mori edhe emrin.

10. Atraksionet ne Shqiperi: Vlora – Aty ku takohen deti Adriatik & Jon

Bregdeti i Vlores (pamje)

E vendosur ne bregun e mrekullueshem jugor te Shqiperise, Vlora eshte vendi ku Detet Adriatik dhe Jon takohen, duke ofruar per vizitoret plazhe te bukura dhe pasuri kulturore gjithashtu. Vlora njihet si qyteti ku Shqiperia shpalli pavaresine ne vitin 1912, aty ku bashkohet historia me natyren dhe jeten e zhurmshme bregdetare.

Atraksionet ne Shqiperi, Vlore: Te tjera vende per t’u vizituar

Adhuruesit e kultures mund te vizitojne Muzeun e Pavaresise, Xhamine e Muradies dhe Kuzum Babane per nje pamje panoramike te qytetit dhe detit. Vetem nje udhetim te shkurter larg gjendet Manastiri i Zvernecit, nje vend i qete i shekullit te 13-te, vendosur ne nje ishull te vogel qe lidhet me token me anen e nje ure druri.

Bregdeti i Vlores ofron disa nga plazhet me te bukura, qe perfshijne ate te Shetitores se Lungomares, Radhimes, Orikumit, perfekte per te notuar, per te marre rreze dielli apo per udhetimet me varke ne Ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit.

Kur behet fjale per darkat jashte, vizitoret mund te shijojne ushqim te fresket me produkte deti ne Restorant Joni, Marina Bay, ose Piceri Amore. Me renien e nates, Vlora gjallerohet me baret e plazhit, lounge baret dhe muziken lajv pergjate shetitores, duke e bere ate nje nga destinacionet verore me te preferuara ne Shqiperi per shlodhje dhe argetim.

Per te levizur ne Vlore me VrapOn Taxi App klikoni ketu.

11. Atraksionet ne Shqiperi: Dhërmi – Perla e Rivieres Shqiptare

Dhermi – Plazh

Dhërmiu eshte nje nga fshatrat bregdetare me te bukura ne jugun e Shqiperise, fshatra te cilat njihen per ujin e tyre ngjyre blu te paster si Kristal, guralecet e bardhe dhe bukurine e qetesine e Mesdheut. Vendosur mes Detit Jon dhe Maleve ai bashkon ne menyre perfekte bukurine bregdetare dhe peisazhin malor.

Kur vizitojne Dhermiun turistet mund te notojne dhe marrin rreze dielli ne plazhet me te bukur, si atij te Drimades dhe Gjipese, disa prej tyre nga me te bukurit ne Shqiperi. Mund te shkoni per ngjitje ne mal ose xhiro me varka Kayak ne kanionin e Gjipese, nje mrekulli e fshehur natyrore.

Zbuloni fshatin e vjeter me gure te Dhermiut, me rrugica te ngushta, kisha te lashta dhe pamje panoramike. Shijo ushqimin e detit dhe baret e plazheve me perendimet e mrekullueshme qe ofrojne. Beni udhetime te shkurtra ne vende te aferta si Himara, Plazhi i Jales ose Parkun Kombetar te Llogarase.

Dhermiu ofron si aventuren dhe shlodhjen, duke e bere ate nje destinacion qe duhet patjeter ta vizitoni, sebashku me Rivieren Shqiptare.

12. Atraksionet ne Shqiperi: Ksamil – Thesari i fshehur tropikal

Ishujt e Ksamilit

Ksamili eshte nje nga destinacionet me te famshme bregdetare te Shqiperise, shpesh i quajtur dhe  “Maldivet e Mesdheut.” I pozicionuar ne ekstremin jugor te vendit, vetem pak minuta larg “Parkut Kombetar te Butrintit”, Ksamili njihet per plazhet me rere te bardhe, ujerat e kalter dhe ishuj te vegjel idilike tek te cilat mund te shkoni me not ose duke marre me qira nje varke.

Kur te vizitoni Ksamilin mundet te: notoni ose shlodheni ne plazhet e tij mahnitese me ujin e paster kristal, perfekte per zhytjet me maske. Mund te merrni nje varke per ne Ishujt e Ksamilit, vetem pak minuta larg bregut. Gjate vizites tuaj ne Ksamil mund te vizitoni dhe Parkun Kombetar te Butrinitit, caktuar si Vend i Trashegimise Boterore nga UNESCO. Mund te shijoni ushqim te fresket deti ne restorantet e bregdetit me pamje nga Ishulli i Korfuzit.

Ksamili eshte nje kombinim mes bukurise natyrore, histories dhe shlodhjes, duke e bere ate nje vend qe duhet vizituar me patjeter per kedo qe udheton pergjate Rivieres Shiptare.

13. Atraksionet ne Shqiperi: Himara

Plazhi i Himares

Himara eshte nje tjeter fshat i jugut i frekuentuar shume nga turistet vendas dhe te huaj. Turistet mund te relaksohen ne plazhet e Livadhit, Potamit, Filikurit, ku secili prej tyre ofron ujera te paster dhe vende shume te mira per not dhe sporte te tjera ujore.

Eksploroni Kalane e Himares, vendosur ne nje koder me pamje mahnitese te bregdetit Jonian. Mund te shetisni Qytetin e Vjeter me shtepite e tij karakteristike, te vizitoni plazhet aty prane, plazhe si ai i Llamanit, Jales dhe i Gjipese. Mund te darkoni ne restorantet e bregdetit si Taverna Lefteri, I love Souvlaki ose Taverna Stoli, e cila njihet per ushqimin e fresket te detit dhe kuzhinen Mesdhetare.

Jeten e nates mund ta shijoni ne plazhet dhe baret e Jales, ose aty prane saj. Himara ofron nje perzierje perfekte te kuzhines vendase dhe jete bregdetare autentike Shqiptare, duke e bere ate nje vend ndalimi te rendesishme per cdo udhetim pergjate Rivieres.  

14. Atraksionet ne Shqiperi: Gadishulli i Karaburunit

Shpella e Haxhi Alise – Karaburun

Gadishulli i Karaburunit gjendet ne jug te Shqiperise afer Vlores dhe i perket rajonit me te madh te mbrojtur te Parkut Detar Karaburun – Sazan. Eshte nje vije bregdetare e eger, me shkëmbinj te pjerret, gjire te fshehura, shpella detare (perfshire Shpellen e Haxhi Alise) dhe uje kristalor qe eshte perfekt per not ose zhytje me maske.

Menyre me e shpejte per ta vizituar gadishullin eshte duke shkuar me varke nga Vlora. Do te udhetoni buze bregdetit, do te ndaloni ne nje shpelle ose dy, ndoshta do te kaloni kohe ne det, te shijoni pamjen dhe te shihni ajrin. Per me shume informcion lidhur me cmimin e biletave, oraret e udhetimeve dhe cfare aktivitetesh perfshihen ne udhetimet ditore mund te klikoni nje prej linqeve me poshte:

15. Atraksionet ne Shqiperi: Ishulli i Sazanit

Ishulli i Sazanit

Ishulli i Sazanit eshte nje destinacion mbreslenes qe gjendet jo shume larg bregdetit te Vlores, ne Shqiperine e jugut. I vendosur ne rajonin me te madh te mbrojtur te Parkut Detar Karaburun‑Sazan, kombinon bukurine natyrore me shtresa intriguese historie. Dikur nje baze ushtarake e mbyllur, ishulli eshte tani i aksesueshem dhe ofron peisazhe te ashpra, ujera te kalter te paster, perfekte per not ose zhytje me maske, plazhe te fshehura dhe bunkere e fortifikime te braktisura per t’u eksploruar.

Per me shume informcion lidhur me cmimin e biletave, oraret e udhetimeve dhe cfare aktivitetesh perfshihen ne udhetimet ditore mund te klikoni nje prej linqeve me poshte:

Prenotoni nje Taksi me VrapOn Taxi App Shqiperi

Do you want to book a taxi in Tirana by WhatsApp or phone?

Download Vrapon Now

Lorena H.

Recent Posts

Platforme B2B – BIC.al: rrit bashkepunimin e bizneseve shqiptare

Platforme B2B - BIC.al, Rrjeti që fuqizon bizneset shqiptare Platformë b2b, BIC.al - gjithëpërfshirëse e…

1 day ago

Taxi Tirane – Rezervo udhetimin tend

Me zhvillimin e transportit gjithnje e me shume ne rritje, "VrapOn Taxi" deshiron t'ju prezantoje…

1 day ago

Taksi Ksamil – Sherbim Taksi 24/7, cmimet dhe te tjera

Ksamili eshte nje nga vendet me te bukura bregdetare ne Shqiperi, e njohur per ujerat…

1 day ago

Pro Taxi Durres

Pro Taxi Durres eshte nje kompani taksie qe operon ne Durres. Ne kete postim ne…

2 days ago

Pesyje.com: Platforma Shqiptare që Ndryshon Mënyrën Si Zgjedhim Bizneset Lokale

Platforme B2B Pesyje.com Shqiperi– Platforma shqiptare për vlerësime dhe komente për kompani, produkte dhe shërbime…

4 days ago

Hotel në Tiranë? – Habitat Hotel ju ofron rehati, vendndodhje strategjike & lehtesi levizjeje

Jeni duke kerkuar nje vend qendrimi te qete ne zemer te Tiranes? Habitat Hotel në…

1 week ago